Lamtumirë Ancelotti, Bayern Munich gjen trajnerin e ri (FOTO)

Bayern Munich e ka identifikuar pasardhësin e Carlo Ancelottit.

Sport

26/01/2017 11:39

Trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann është kandidat për pasardhës të Carlo Ancelottit në Bayern Munich, sipas drejtorit sportiv të Leipzigut, Ralf Rangnick.

Nagelsmann u bë trajneri më i ri në histori të Bundesligës kur mori postin si 28-vjeç në shkurt të vitit të kaluar.

Ai konsiderohet si trajner me të ardhme të ndritur dhe Rangnick i cili udhëhoqi Hoffenheimin nga liga e tretë në Bundesligë gjatë kohës së tij në klub beson se destinacioni i ardhshëm i strategut mund të jetë Allianz Arena.

“Ai është i ri, profesionist i madh dhe ka karizëm”, deklaroi Rangnick për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.

“Julian tashmë konsiderohet si pasardhës i Ancelottit në Bayern. Shpresoj që ai të këshillohet nga njerëz të mirë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6