Lamtumirat e Manchester Unitedit

Manchester United do të bëjë ndryshime të mëdha në fund të këtij sezoni. Një numër i madh i futbollistëve do të largohen nga klubi. Kush janë ata?


Sport

06/05/2014 15:51

Dueli i Manchester Unitedit me Hull Cityn në Old Trafford do të jetë ndeshja e fundit e kampionit në fuqi të Premierligës, në Old Trafford, këtë sezon.

Po ashtu, ballafaqimi do të sjellë mundësinë që një numër i madh i futbollistëve të Unitedit, të përshëndeten me tifozët e tyre, pasi do të largohen nga klubi në fund të këtij sezoni.

Përveç ndryshimit në stafin teknik ku Louis van Gaal pritet të emërohet në postin e menaxherit, skuadra do të pësojë ndryshime të mëdha edhe në mesin e futbollistëve.

Në verë pritet të ndodhin më shumë largime se sa në dy dekadat e fundit, bashkërisht. Një sezon dëshpërues, që do të përcillet me një revolucion.

Sipas Daily Mail, këta javë futbollistët që do të largohen nga klubi në verë, disa prej të cilëve tashmë kanë konfirmuar lamtumirën e tyre: Nemanja Vidic, Patrice Evra, Ryan Giggs, Rio Ferdinand, Ashley Young, Nani, Tom Cleverley, Darren Fletcher, Danny Welbeck, Shinji Kagawa, Javier Hernandez, Marouane Fellaini, Alexander Buttner.