Lamtumira e Lewandowskit

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski dëshiron të përfundojë aventurën e tij në klub me një trofe, para transferimit tek rivali Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës. Dortmund ka 17 pikë më pak se Bayern në Bundesligë, dhe ka fare pak gjasa të ndal rrugëtimin e bavarezëve drejt mbrojtjes së titullit. Mirëpo, Dortmund ka…

Sport

05/02/2014 17:30

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski dëshiron të përfundojë aventurën e tij në klub me një trofe, para transferimit tek rivali Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës.

Dortmund ka 17 pikë më pak se Bayern në Bundesligë, dhe ka fare pak gjasa të ndal rrugëtimin e bavarezëve drejt mbrojtjes së titullit.

Mirëpo, Dortmund ka mundësi të mbyll edicionin me një trofe tjetër pasi do të ndeshet me Zenit St Petersburgun në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, ku ndeshet me Eintracht Frankfurtin.

“Objektivi im është të largohem nga Borussia Dortmund me një trofe gjatë verës”, deklaroi Lewandowski për Sport Bild.

“Por, ne jemi të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi. Sigurisht, kemi shumë futbollistë të lënduar, por ne të gjithë duhet të japim maksimumin si ekip në çdo ndeshje”, përfundoi ai.