lajmi.net

Lamtumira e Fundit

Sokol Olldashit i jepet lamtumira e fundit, me lot dhe dhimbje. Përfaqësues institucionalë vendorë dhe ndërkombëtarë bënë homazh. Në Shqipëri u shpall Ditë Zie Kombëtare.

Lajme

21/11/2013 15:14

Shqipëria në Ditë Zie Kombëtare, për humbjen e deputetit Sokol Olldashi.

Deputetë, udhëheqës institucionesh dhe ata partiakë, i kanë dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre në homazhin e bërë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Në këto homazhe  janë parë të hyjnë edhe familjarët edhe dy djemtë e deputetit të ndjerë. Të gjithë këta të pranishëm, kanë pasur mundësinë që të përshëndetën me trupin e pajetë të ish deputetit, deri në orën 14:00 sa edhe kanë  zgjatur homazhet.

Mes reshjesh të rënduara të shiut, me qindra qytetarë, miq, të afërm, politikanë e zyrtare qëndruan për minuta të tëra jashtë sallës së Kuvendit në nderim të 40-vjeçarit, i cili u nda nga jeta tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor mbrëmjen e të mërkurës.

Këshilli i Ministrave e shpalli të enjten ditë zie kombëtare në nderim të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar.

Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë, ndërsa shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kuvendit, për të kryer homazhe në nderim të deputetit Sokol Olldashi, sapo ka mbërritur nga Londra, ku po zhvillonte një vizitë zyrtare.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri Rama u përkul përpara trupit të pajetë të deputetit Olldashi, u shprehu ngushëllimet familjarëve të deputetit dhe më pas i pikëlluar la edhe një shënim në librin e kujtimeve.

Partia Demokratike, më anë të një deklarate për media shprehë dhimbjen e thellë për humbjen nga radhët e saj të deputetit Sokol Olldashi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti rrugor që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Qafë-Krrabë.

\”Humbëm zërin e fortë në Parlamentin shqiptar, mikun e betejave për shoqëri të lirë. Bashkëshortja humbi njeriun e saj të zemrës, fëmijët babanë e dashur, nëna djalin e saj\”, thuhet në deklaratë.

PD thekson po ashtu se shoqëria humbi një zëdhënës të sajin dhe gazetaria një mik dhe koleg.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit Sokol Olldashit.

\”Do ta kujtojmë Sokol Olldashin për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, për përpjekjen e tij të palodhur për demokracinë. Do e sjellim ndër mend Sokol Olldashin si një zë të fortë, këmbëngulës në kryerjen e detyrave që i qenë ngarkuar që në fillimet e karrierës së tij si gazetar dhe më vonë si politikan”.

“Familja e tij të jetë e sigurt se do ta ndjejë përherë ngrohtësinë jo vetëm të atyre që e kanë njohur nga afër, gjurma e jetës së tij nuk do të shuhet kurrë dhe në këtë bindje le të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë\”, thuhet në mesazhin e Presidentit”.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shprehu hidhërimin për ndarjen nga jeta të deputetit Olldashi, po shtoi se ndihet me fat që ka pasur mundësinë të takohet dhe të njihet me një njeri si ai.

\”Olldashin do ta kujtojmë gjithmonë si njeriun që e donte shumë vendin e tij\”, tha Arvizu.

Edhe ambasadori i BE’së në Tiranë Ettore Sequi shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të deputetit Sokol Olldashi.

Deputetja demokrate Jozefina Topalli, duke shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut të saj, theksoi se Olldashi ishte një demokrat i jashtëzakonshëm, me një instinkt të rrallë. \”Me ndarjen nga jeta të Sokol Olldashit, kemi humbur një koleg të jashtëzakonshëm\”, u shpreh Topalli.

Pas homazheve në ambientet e Kuvendit, deputeti i ndjerë Sokol Olldashi u përcoll për në banesën e fundit.

Fjalën e fundit të kësaj ceremonie mortore e mbajti kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

\”Sokoli ashtu siç e ka emrin, ishte dhe është një luftëtar, një sokol i paepur i shumë betejave, por mbi të gjitha i betejave njerëzore, për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri ndryshe. Sokoli shkëlqeu si gazetar dhe opozitar i paepur, ku për vite të tëra ai çmonte dhe denonconte intrigat politike që thureshin kundër nesh”.

“Na jepte kurajo kur ishim pakicë. Ishte bashkënismëtar i lëvizjes së dhjetorit. Sokoli përjetoi një fëmijëri të trazuar për shkak të persekutimit absurd që i bëri sistemi komunist. Sokoli luftoi për të drejtat demokratike të Shqipërisë, që askush mos të vuante si ai dhe familja e tij. Betimi i tij, është edhe betimi ynë për aq sa do të kemi frymë dhe jetë. Sokoli nuk u nda kurrë nga rrugëtimi me PD-në në ditë të mira dhe të vështira, me forcën dhe këmbënguljen e një burri me vullnet të madh\”, u shpreh Basha në ceremoninë e varrimit të Sokol Olldashit.

Trupi i pajetë i deputetit Olldashi do të prehet në Varrezat e Sharrës në Tiranë.

Lamtumira e Fundit

Homazhe për deputetin e ndjerë, Sokol Olldashi. Përfaqësues institucionalë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë dërguar telegram ngushëllimi familjarëve të të ndjerit.

Lajme

21/11/2013 13:23

Shqipëria në Ditë Zie Kombëtare, për humbjen e deputetit Sokol Olldashi.

Deputetë, udhëheqës institucionesh dhe ata partiakë, i kanë dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre në homazhin e bërë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Në këto homazhe  janë parë të hyjnë edhe familjarët edhe dy djemtë e deputetit të ndjerë. Të gjithë këta të pranishëm, kanë pasur mundësinë që të përshëndetën me trupin e pajetë të ish deputetit, deri në orën 14:00 sa edhe kanë  zgjatur homazhet.

Mes reshjesh të rënduara të shiut, me qindra qytetarë, miq, të afërm, politikanë e zyrtare qëndruan për minuta të tëra jashtë sallës së Kuvendit në nderim të 40-vjeçarit, i cili u nda nga jeta tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor mbrëmjen e të mërkurës.

Këshilli i Ministrave e shpalli të enjten ditë zie kombëtare në nderim të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar.

Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë, ndërsa shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kuvendit, për të kryer homazhe në nderim të deputetit Sokol Olldashi, sapo ka mbërritur nga Londra, ku po zhvillonte një vizitë zyrtare.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri Rama u përkul përpara trupit të pajetë të deputetit Olldashi, u shprehu ngushëllimet familjarëve të deputetit dhe më pas i pikëlluar la edhe një shënim në librin e kujtimeve.

Partia Demokratike, më anë të një deklarate për media shprehë dhimbjen e thellë për humbjen nga radhët e saj të deputetit Sokol Olldashi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti rrugor që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Qafë-Krrabë.

“Humbëm zërin e fortë në Parlamentin shqiptar, mikun e betejave për shoqëri të lirë. Bashkëshortja humbi njeriun e saj të zemrës, fëmijët babanë e dashur, nëna djalin e saj”, thuhet në deklaratë.

PD thekson po ashtu se shoqëria humbi një zëdhënës të sajin dhe gazetaria një mik dhe koleg.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit Sokol Olldashit.

“Do ta kujtojmë Sokol Olldashin për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, për përpjekjen e tij të palodhur për demokracinë. Do e sjellim ndër mend Sokol Olldashin si një zë të fortë, këmbëngulës në kryerjen e detyrave që i qenë ngarkuar që në fillimet e karrierës së tij si gazetar dhe më vonë si politikan”.

“Familja e tij të jetë e sigurt se do ta ndjejë përherë ngrohtësinë jo vetëm të atyre që e kanë njohur nga afër, gjurma e jetës së tij nuk do të shuhet kurrë dhe në këtë bindje le të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë”, thuhet në mesazhin e Presidentit”.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shprehu hidhërimin për ndarjen nga jeta të deputetit Olldashi, po shtoi se ndihet me fat që ka pasur mundësinë të takohet dhe të njihet me një njeri si ai.

“Olldashin do ta kujtojmë gjithmonë si njeriun që e donte shumë vendin e tij”, tha Arvizu.

Edhe ambasadori i BE’së në Tiranë Ettore Sequi shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të deputetit Sokol Olldashi.

Deputetja demokrate Jozefina Topalli, duke shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut të saj, theksoi se Olldashi ishte një demokrat i jashtëzakonshëm, me një instinkt të rrallë. “Me ndarjen nga jeta të Sokol Olldashit, kemi humbur një koleg të jashtëzakonshëm”, u shpreh Topalli.

Pas homazheve në ambientet e Kuvendit, deputeti i ndjerë Sokol Olldashi u përcoll për në banesën e fundit.

Fjalën e fundit të kësaj ceremonie mortore e mbajti kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Sokoli ashtu siç e ka emrin, ishte dhe është një luftëtar, një sokol i paepur i shumë betejave, por mbi të gjitha i betejave njerëzore, për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri ndryshe. Sokoli shkëlqeu si gazetar dhe opozitar i paepur, ku për vite të tëra ai çmonte dhe denonconte intrigat politike që thureshin kundër nesh”.

“Na jepte kurajo kur ishim pakicë. Ishte bashkënismëtar i lëvizjes së dhjetorit. Sokoli përjetoi një fëmijëri të trazuar për shkak të persekutimit absurd që i bëri sistemi komunist. Sokoli luftoi për të drejtat demokratike të Shqipërisë, që askush mos të vuante si ai dhe familja e tij. Betimi i tij, është edhe betimi ynë për aq sa do të kemi frymë dhe jetë. Sokoli nuk u nda kurrë nga rrugëtimi me PD-në në ditë të mira dhe të vështira, me forcën dhe këmbënguljen e një burri me vullnet të madh”, u shpreh Basha në ceremoninë e varrimit të Sokol Olldashit.

Trupi i pajetë i deputetit Olldashi do të prehet në Varrezat e Sharrës në Tiranë.

LM