Lamtumira e Buffonit, Juventus transferon portierin e rivalit nga Serie A

Mattia Perin ka pranuar ofertën e "Bianconerëve" për transferim në Torino.

Sport

16/05/2018 09:58

Juventus ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e portierit Mattia Perin.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Perin ka pranuar ofertën e “Bianconerëve” për transferim në Torino.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin me vlerë prej 2.5 milionë euro në sezon, përcjell “lajmi.net”.

Genoa do ta shesë Perinin në Juventus për 20-25 milionë euro.

Ai do të kalojë në Juventus pas vendimit të Gianluigi Buffonit – që pritet të zyrtarizohet nesër – për pensionim nga futbolli. /Lajmi.net/