Lamtumira e Behramit

Valon Behrami i ka falënderuar tifozët e Napolit për mesazhet e mbështetjes pas largimit të tij nga klubi në drejtim të Hamburgut në Bundesligë.

Sport

02/08/2014 15:54

Fjalët e lamtumirës të mbushura me mirënjohje dhe falënderim.

Valon Behrami përgatitet për të filluar aventurën e tij të re me Hamburgun dhe është përshëndetur nga Napoli dhe tifozët në San Paolo, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter.

“Është e jashtëzakonshme të lexoj të gjitha ato që më keni shkruar. Nuk e prisja dhe më keni bërë të ndihem krenar që e kam bartur fanellën e Napolit. Jemi unik në gjithçka, në çdo gjest e kam ndjerë dashurinë e juaj për fanellën dhe qytetin”, shkroi Behrami.

“Jam munduar ta respektoj dhe nderoj. Tani ju uroj që më në fund të realizoni ëndrrën e juaj që quhet Scudetto”.