Lampardi porosit Unitedin: Mos ia bëni këtë gjë Mourinhos

Jose Mourinho nuk duhet të fajësohet nëse Manchester United dështon ta fitojë Premierligën.

Sport

10/11/2017 16:59

Manchester United është njëra nga skuadrat favorite për titullin e Premierligës, por nëse këtë gjë se arrin, më së paku duhet të fajësohet Jose Mourinho.

Kështu ka deklaruar Frank Lampard, i cili me Jose Mourinhon ka punuar te skuadra e Chelsea.

“Mourinho është një trajner që i pëlqen të fitojë, dhe ka mënyrën e tij të fituarit”, ka deklaruar Lampard për ‘Ominisport’, përcjell lajmi.net.

“Është ndryshe nga Pep Guardiola, ndryshe nga Antonio Conte dhe kjo është mënyra e tij”.

“Nëse Manchester United nuk e fiton Premierligën, për mua faji qëndron te cilësia e lojtarëve”, ka vazhduar ish reprezentuesi i Anglisë.

“Manchester City ka një skuadër të fortë këtë sezon, Chelsea ka një skuadër të re e të fortë, sidomos formacionin startues, nëse të gjithë janë të gatshëm, Chelsea ka një skuadër të fortë”.

“Kur shikoj Manchester Unitedin, ata janë aty në garë, por ndoshta skuadrat tjera janë më të forta”./Lajmi.net/