Lampard zbulon se si e largoi Chelsea shkaku i këtij futbollisti – Lajmi.net
Lampard zbulon se si e largoi Chelsea shkaku i këtij futbollisti
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 21:49, 3 December 2017
Frank Lampard duke komentuar ndeshjet e Premierligës në ‘BT Sports’ ka zbuluar se si Chelsea e ka zëvendësuar atë me Cesc Fabregasin.

Shkas i gjithë kësaj ishte një ndeshje mes Manchester United dhe Arsenalit në vitin 2004, kur Fabregas dhuroi një shfaqje të mirë para syve të Sir Alex Ferguson.

Duke folur për cilësitë e tij, Lampard tha se Chelsea e largoi atë për t’i bërë vend Fabregasit në vitin 2014.

Chelsea në vitin 2014 e transferoi spanjollin nga skuadra e Barcelonës.

“Unë nuk kam luajtur me Fabregasin te Chelsea. Në thelb, ata më larguan mua për t’i bërë vend Fabregasit”, ka deklaruar Lampard./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Frank Lampard

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2
  • Play Rock Wheels