Lampard: Ronaldo është rikthyer

Mesfushori i Manchester Cityt, Frank Lampard është i bindur se Ronaldo është rikthyer në formën e tij, pas golit shumë të rëndësishëm të shënuar në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Schalkes.

Sport

18/02/2015 23:56

Lampard e ka mbështetur Cristiano Ronadon duke thënë se ai tashmë është rikthyer në formën e tij të vërtetë, pas golit të shënuar kundër Schalkes.

“Ne të gjithë kemi pasur kohë të vështira gjatë karrierës sonë, gjithashtu edhe Ronaldo”, tha Lampard për Sky Sports.

“Kur ju jeni në atë pozitë, ndonjëherë duhet të punoni nëpërmjet saj”.

“Ronaldo dëshiron çdo herë të jetë më i miri, dhe ai vrapim ndaj Schalkes, ajo dëshirë ishte e madhe”.

“Ai është i vetmi që qëndron në zonë, ai e di sesi bëhet një gjë e tillë, shënon çdo lloj të golave. Kjo mund të jetë pika kthesë e Ronaldos”, përfundoi Lampard.