Lampard: Messi dhe Ronaldo të transferohen në këtë ligë

Frank Lampard, i ka porositur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, që të transferohen në Amerikë.

Sport

23/02/2016 19:20

Ish mesfushori i Chelseas, Frank Lampard, beson  se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo një ditë mund të luajnë në MLS.

“Mendoj që një gjë e tillë mund të ndodhë”, u përgjigj Lampard, në pyetjen nëse dyshja më e mirë në botë mund të kalojë në futbollin amerikan, përcjell Lajmi.net nga CBS Sport.

“Mendoj që ata do të duan të luajnë këtu dhe do të jenë të mirëpritur nëse vijnë. Cristiano mendoj se ka më shumë gjasa që të transferohet”, shtoi mesfushori anglez.