Lampard me fanellën e Man Cityt

Fotografia që asnjë tifozi të Chelseas nuk do të dëshirojë ta sheh. Mesfushori Frank Lampard është paraqitur për herë të parë me fanellën e Manchester Cityt.

Sport

12/08/2014 22:43

Tifozë të Chelseas, mos shikoni. Frank Lampard e ka veshur fanellën e Manchester Cityt.

Mesfushori do të kalojë gjashtë muaj të huazimit te kampioni i Premierligës për të ruajtur formën fizike para kalimit te klubi nga Major League Soccer, New York City FC, vitin e ardhshëm, dhe ka pozuar për herë të parë me uniformën e re.

Pas 13 edicioneve të shërbimit në Stamford Bridge, Lampard u largua nga Chelsea.

Por, skuadra e Manuel Pellegrinit siguroi shërbimet e tij në marrëveshje të përkohshme.