Lampard: Ja pse nuk po pensionohem nga futbolli

Frank Lampard ka dhënë një intervistë të gjerë për Daily Mail, ku është intervistuar nga ish rivali i tij te Liverpooli, Jamie Carragher.

Sport

27/01/2017 19:05

Në këtë intervistë ish lojtari i Chelsea ka rrëfyer shumë gjëra rreth karrierës së tij, e po ashtu edhe arsyen e mos pensionimit nga futbolli.

Edhe pse ka disa muaj që është pa skuadër, 37 vjeçari po heziton t’i thotë lamtumirë futbollit, dhe për këtë edhe ka treguar arsyen.

“Të shoh ty, Rion dhe Steven, të gjithë të pensionuar. Por në zemrën time është një pjesë që dëshiron që akoma të qëndrojë në këtë lojë. Ndonjëherë nuk e di pse. Por unë vetëm po bëjë atë që po ndjejë”, iu përgjigj Lampard pyetjes së Carragher për mos pensionimin nga futbolli, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6