Lampard injoron Drogban: Ky është sulmuesi më i mirë që kam luajtur (FOTO)

Frank Lampard e ka zgjedhur sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Agueron, si sulmuesin më të mirë që ka luajtur në karrierën e tij.

Sport

06/03/2017 22:32

38 vjeçari ka luajtur një sezon me Agueron në ‘Etihad Stadium’, pas largimit pas 13 viteve nga Chelsea.

Edhe pse për një kohë të gjatë ka luajtur me Didier Drogban te Chelsea, ai ka zgjedhur Agueron si sulmuesin më të mirë që ka luajtur.

“Isha më fat që kam luajtur me lojtarë shumë të njohur”, ka deklaruar Lampard.

“Drogban gjithmonë do ta ngriti në qiell. Ishte një sulmues që jepte gjithçka. Por në lojën një me një, Aguero është sulmuesi më i mirë që kam luajtur. Ai ishte i qetë, dhe mund të shënonte golat e fitores”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6