Lampard e transferon Terryn te Derby

John Terry shumë lehtë mund të mbetet në Championship.

Sport

01/06/2018 18:22

Ish kapiteni i Chelsea, sezonin që lamë pas ishte pjesë e Aston Villas, me të cilën skuadër ndërpreu bashkëpunimin pas dështimit për t’u rikthyer në Premierligë.

Në Angli raportohet se Terry mund të mbetet akoma në Championship.

Ai mund të bashkohet me Frank Lampard, te skuadra e Derby County.

Është Lampard që ka marrë drejtimin e Derby Contyt, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë tre vjeçare./Lajmi.net/