Lampard dhe Zidane në radardin e Chelseas

Maurizio Sarri është një ndeshje larg shkarkimit nga Chelsea.

Merkato

20/02/2019 08:49

Chelsea do ta zhvillojë përballjen e dytë këtë të enjte me Malmon, gjersa ndeshjen e parë e ka fituar, 2:1.

Skuadra londineze është favorit në letër, por duke parë ndeshjen e parë, nuk do ta ketë aspak të lehtë, përcjell lajmi.net.

Nëse Maurizio Sarri nuk e fiton atë ndeshje, do të shkarkohet qysh në këtë javë.

Për ta zënë vendin e tij, Chelsea ka dy opsione, Zinedine Zidanen dhe Frank Lampardin.

Francezi është aktualisht pa punë pas largimit nga Real Madridi në verën e kaluar, ndërsa legjenda e tyre është aktualisht nën drejtimin e Derby Countyt. /Lajmi.net/