Lampard beson që Anglia mund të fitojë Botërorin

"Unë mendoj që ne mund të shkojmë larg në Kupën e Botës. Më pëlqen ekipi, kemi shanse për të fituar Botërorin", deklaroi Lampard.

Sport

25/06/2018 10:20

Frank Lampard beson që Anglia mund të fitojë Kupën e Botës.

Ai deklaroi për “BBC” se i pëlqen shumë ekipi i Gareth Southgate, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë mendoj që ne mund të shkojmë larg në Kupën e Botës. Më pëlqen ekipi, kemi shanse për të fituar Botërorin”, deklaroi Lampard.

“Southgate ka ndryshuar filozofinë e ekipit gjatë dy viteve të fundit, për nga mënyra si po luajnë”, shtoi ai.

Anglia ballafaqohet me Belgjikën të enjten, sfidë e cila përcakton ekipin kryesues të Grupit G. /Lajmi.net/