Lamborgini Aventador ndahet në dysh

Një aksident i pabesueshëm ku janë përfshirë një Lamborghini Aventador dhe një Mazda Sedan. Ky aksident u zhvillua të dielën e kaluar në Brooklyn, New York. Super automjeti Italian me vlerë prej 400,000 dollarësh u nda në dysh gjatë aksidentit.

Auto & Tek

24/09/2013 15:19

Një aksident i pabesueshëm ku janë përfshirë një Lamborghini Aventador dhe një Mazda Sedan. Ky aksident u zhvillua të dielën e kaluar në Brooklyn, New York.

Super automjeti Italian me vlerë prej 400,000 dollarësh u nda në dysh gjatë aksidentit.Çuditërisht nuk ka raportime për ndonjë plagosje serioze në këtë incident.

Përplasja u kap nga CCTV kamerat, të cilat tregojnë një sedan me ngjyrë të errët duke marrë kthesë në të majtë dhe Lamburgini-t në anën tjetër i cili e godet Mazden në krahë dhe njëkohësisht i godet pemët pas të cilës goditje ndahet përgjysmë.

“Automjeti u nda përgjysmë …. shoferi i Lambo’s ecte sikur nuk ka ndodhur asgjë!” tha një person i cili ishte dëshmitar i aksidentit.