Lamborghini Reventon me dizajn të ri

Vetura e dizajnuar me një ngjyrë të portokallët në rrota është inspiruar nga Lamborghini Egoista.

Auto & Tek

04/10/2014 23:18

Lamborghini ka bërë njëzet njësi të modelit Reventon, i cili që nga prodhimi në vitin 2007 është bërë modeli më i mirë që kompania ka bërë ndonjëherë.

Me një dizajn të inspiruar nga avioni F-22 Raptor dhe me një shpejtësi maksimale prej 355 kmh, kjo veturë është shumë e veçant nga shembujt e modeleve tjerë, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse nuk kishte asgjë gabim me rrotat e mëparshme, pronari i kësaj super-veture vendosi që është koha për një përmirësim.

Falë Marcel Lech, ne i kemi këto fotografi spektakulare të modelit Reventon, i cili ka veshur rrota PUR RS05 dhe është punuar në dizajnin Egoista Orange.