Lamborghini planifikon ta sjell pasardhësin e modelit legjendar Miura (Foto)

Stefano Domenicali, që është në krye të prodhuesit italian Lamborghini, ka bërë të ditur se po mendohet punimi i pasardhësit të modelit Miura.

Auto & Tek

26/06/2017 09:41

Por, entuziastët e kësaj makine sportive, që pritet t’i ketë katër ulëse, nuk do ta shohin para vitit 2025 apo deri 2030, transmeton Telegrafi.

Miura mund të kthehet më 2025 apo deri në vitin 2030

Kohë më parë ishte thënë se do të sjellin një veturë tjetër që është hequr kohë më parë nga prodhimi, por kurrë nuk ishte saktësuar se cila.

“Duam të jemi të veçantë dhe për këtë njerëzit na duan ose na urrejnë. Miura mbetet legjendare dhe rikthimi saj do të ishte shumë i mirë”,. ka thënë Domenicali lidhur me rasti.

Ndërkohë, nuk është raportuar konkretisht nëse kjo veturë do të prodhohet sërish, apo çfarë ndryshime do t’i ketë.