Lamborghini madhështor në versionin ‘Tron’

Vetura Lamborghini Aventador është ri-krijim i inspiruar nga Tron që kushton rreth $400,000.

Auto & Tek

24/02/2015 16:32

Vetura ka marrë një mbështjellje të jashtme me dizajn të inspiruar nga Tron, që nuk ia ka shtuar vlerën pothuajse aq shumë, por sigurisht që as nuk ia ka ulur atë, veçanërisht kur dizajni i një veture bëhet në krom.

Nëse ju pëlqen ajo çfarë po shihni, atëherë kjo super-veturë e mrekullueshme është aktualisht në shitje, transmeton Lajmi.net.

Ka më pak se 6,000km të kaluara dhe është veturë e prodhimit të vitit 2012, që kushton afër $400,000.

Duke e kompletuar mbështjelljen me krom dhe Tron, në rrota shihen frenat me ngjyrë të verdhë dhe një punë origjinale e ngjyrës Bianco mund të shihet në gjithë trupin e saj.

Kabina e veturës krenohet me një paketë sportive me Alcantara dhe ulëse prej lëkure.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e kësaj veture:
466686 466687 466688 466689 466690 466691 466692 466693 466694 466695 466696 466697