Lamborghini i ri Huracan LP610-4

Lamborghini zbuloi superveturën e re Huracan LP610-4 Super Trofeo , e cila del në shitje në fund të shtatorit të këtij viti.

Auto & Tek

17/08/2014 19:50

Motorsports kurrë nuk ka qenë me të vërtetë në thelbin e çdo gjëje që ndodh në Lamborghini, por erërat e ndryshimit duket të jenë drejtuar në rrugën e tyre. Huracan që ka zëvendësuar tashmë Gallardon në rrugë , do të dalë edhe në pistë.
 
Ndërsa kompania nuk ka zbuluar asnjë hollësi në lidhje me makinën ende, por mund të pritet që ai të humb   pak peshë dhe të vëj disa pjesë garash për ta bërë atë të duket shumë më tërheqës se sa është.

Lamborghini ka emëruar Fabio Babini-n dhe Adrian Zaugg si shoferët e testimit për zhvillimin e ri të Huracán LP610-4 Super Trofeo.Zaugg nga ana tjetër është më i ri dhe ka marrë pjesë në disa kampionate përfshirë GP2 Azi Seria dhe A1 Grand Prix.

Versioni i garave të Huracan duket  të ketë të njëjtin motor V10 5.2-litra, por do të  ketë më shumë fuqi se sa versioni standard që ka 610 kuajfuqi. Përveç rritjes në vlerësim të energjisë, Huracan Super Trofeo ka gjithashtu gjasa për të marrë një pezullim të ulur, frena të përmirësuara dhe shumë ndryshime të tjera.

/Lajmi.net/