Lamborghini Huracan transformohet në një bishë me 1000 kuaj-fuqi

Vetëm pak pasi që Lamborghini e zbuloi modelin Aventador LP 750, njërin prej modeleve më të bukur, Mansory ka bërë një përpunim në modelin Huracan, duke e bërë atë të duket i bukur në Gjenevë.

Auto & Tek

03/03/2015 20:02

Me 1000 kuaj-fuqi nën kapak, ky model ka një dizajn tejet të bukur me fibra të karbonit që e mbështjellin veturën nga prapa deri në pjesën e përparme, me një shkarkues masiv, krah të ri prapa, mbrojtëse të reja, skaje anësore të reja, xhama të rinj dhe rrota të mëdha.

Sidoqoftë, ndryshimi më i madh mbetet nën kapakun e veturës, ku dy turbombushës i janë bashkuar sistemit të ri të karburantit, transmeton Lajmi.net.

Ky ndryshim bën që motori 5.2 litërsh V10 të prodhojë 1000 kuaj-fuqi, që arrin një shpejtësi maksimale prej 340kmh, ku 100kmh i arrin në vetëm 2.7 sekonda.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë:
468686468687 468688468689468570 468571468569