Lamborghini Countach, vetura e parë një milionshe

Në ankandin e mbajtur në Bonhams, ky Lamborghini Countach LP400 i vitit 1975 u shit për 1.21 milion dollarë javën e kaluar.

Auto & Tek

08/06/2014 00:16

I emëruar në bazë të stilit të tij, modeli Countach erdhi në një stil origjinal të kaltër, me një dizajn të brendshëm të veçantë.

Kjo është vetura e parë Countach që kalon shifrën e shitjes për një milion dollarë. Rekordi i kaluar për një Countach, gjithashtu i vitit 1975, ishte $836,000.

E shitur për herë të parë në Zvicër, në vitin 1975, ky model i veçantë udhëtoi për në SHBA në vitin 1978, ku u ble nga i njëjti njeri që e bleu edhe të shtunën në Bonham Greenwich.

Motori origjinal i kësaj veture është një 3.9 litërsh V12, i radhitur në 375 kuaj-fuqi, i cili edhe kontriboi më shumë në shitjen e tij.