Lamborghini Aventador i ri-dizajnuar nga DMC

Pas shfaqjes për herë të parë në fillim të vitit, DMC edhe zyrtarisht e ka zbuluar veturën e ri-dizajnuar Lamborghini Aventador LP998 Edizione GT.

Auto & Tek

28/06/2014 16:04

Krijuesi gjerman i cili punoi në ri-dizajnimin e trupit të veturës, ishte në përputhje të plotë me kushtet e FIA-s, duke i dhënë veturës një trup tejet agresiv dhe mahnitës.

Vetura kap vlerën e $288,888 (pa përfshirë çmimin e veturës), ri-krijimi i veturës përfshinë një mbrojtëse gjigande nga karboni prapa dhe një spojler, së bashku me 4 mamita të reja.

Vetura gjithashtu përfshinë edhe një spojler prej karboni në pjesën e përparme, dritare të errëta, dhe dizajn të brendshëm krejtësisht të kuq.

Në pjesën teknike të veturës, DMC ka shtuar motorin turbo-binjak 6.5 litërsh V12, rrjedhje individuale për çdo cilindër, dhe linja të reja të karburantit.

Nuk ka ndonjë informatë definitive mbi fuqinë e motorit, por sipas DMC motori 12-cilindrësh tani prodhon 988 kuaj-fuqi.