Lamborghini Aventador bëhet ‘shkrum’ nga shpejtësia

Një Lamborghini Aventador është djegur pothuajse i tëri pasi që morri flakë në pjesën prapa tij, kur ishte duke udhëtuar me një shpejtësi të madhe në një autostradë.

Auto & Tek

12/07/2014 22:32

Vështirë të besohet por siç jeni edhe duke e parë ky Lamborghini ka marrë flakë për shkak të shpejtësisë.

Ky Lamborghini ngjyrë portokalli u transformua në një metal të djegur dhe të shkrier pasi që motori i tij i ishte ndrruar dhe kishte pasur defekt gjatë ngasjes.

Vetura ishte përmirësuar me një motor të ri 700 kuaj-fuqi 6.5 litërsh V12, dhe ishte dalur për testim në autostradë.

Fatkeqësisht, testi nuk shkoi sipas planit, pasi që motori morri flakë, duke e lënë një pjesë të veturës në ‘shkrum’ për vetëm disa sekonda. Zjarrëfikësit siç duket erdhën shumë vonë për ta shpëtuar Lamborghini-në, i cili u bë hi.