Lamborghini artistik

Marka Lamborghini vazhdon të impresionojë me produktet e tij. Shumë shpejt, në ankand do të dalë modeli më i pabesueshëm dhe unik që është prodhuar ndonjëherë nga kjo kompani e automobilave. Po flasim për një “Countach Koenig”, i realizuar në vitin 2007 nga Benedict Radcliffe, një artist anglez i specializuar në materializimin e realitetit virtual.…

Auto & Tek

25/12/2013 19:00

Marka Lamborghini vazhdon të impresionojë me produktet e tij. Shumë shpejt, në ankand do të dalë modeli më i pabesueshëm dhe unik që është prodhuar ndonjëherë nga kjo kompani e automobilave.

Po flasim për një “Countach Koenig”, i realizuar në vitin 2007 nga Benedict Radcliffe, një artist anglez i specializuar në materializimin e realitetit virtual.

Në fakt, modeli në fjalë është një objekt tërësisht real, por i ndërtuar me 49 metra tel hekuri me diametër prej 10 milimetrash dhe i lyer me portokalli, një ngjyrë që e bën praktikisht të pamundur dallimin nga një vizatim tredimensional në kompjuter.

Radcliffe njihet për performanca të tilla artistike dhe këtë e konfirmon edhe me këtë lloj veture, që do të dalë në ankand në Paris. Përveç makinës në fjalë, ai e kishte tërhequr më parë vëmendjen me një ndërtim analog, ku makina me shufra hekuri vihej në lëvizje me pedalet e një biçiklete.

Më vonë nga shtëpia e tij në Londër dolën një “Toyota Corolla”, një “Subaru” dhe një “Citroen DS”. “Lamborghini” në fjalë do t’i jepet blerësit më të mirë nga shtëpia britanike e ankandeve RM Auction më 4 shkurtin e vitit të ardhshëm.