Lama: Zgjodhëm të keqen më të vogël

Deputetja e LDK-së, Alma Lama vlerësoi se deputetët që kanë votuar Gjykatën për hetimin e krimeve të luftës në Kosovës, para vetes kanë pasur dy opsione. Të dy këto opsione, që të dyja të këqija sipas saj, por është e keqja më e vogël.

Lajme

24/04/2014 00:20

Lama në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook i është përgjigjur një pyetjeje të gazetarit Baton Haxhiu, i cili citohet të ketë pyetur se çfarë i bëri deputetët ta votojnë gjykatën.

“Përgjegjësia shtetërore o Baton, nëse nuk e paske marrë vesh deri tani”, i është përgjigjur deputetja e LDK-së, Alma Lama, duke shtuar se deputetët që e votuan, e që në mesin e tyre ishte edhe vetë Lama, e kanë bërë me vetëdije që mos t\’ia komplikojnë Kosovës shtetësinë.

“Sot i kemi pasur vetëm dy opsione, ose te votojmë ne këtë gjykate ose ta votoje KS i OKB. Opsioni i trete, pra për të mos e hapur fare një gjykatë, nuk ekziston, dhe ata që flasin për këtë opsion po flasin si e ëma e zeqos maje thanës”, ka shkruar Alma Lama në facebook.

Ish – deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje përmend faktin se Kosova e Shqipëria janë tash e disa vite në bankën e të akuzuarve për trafikim organesh të civilëve serbë, mirëpo ajo uron që kjo akuzë e tmerrshme të jetë vetëm një konstrukt i shpifur.

(Kosovapress)