Lama, gjykatës: Ndalojeni “Shqiptari 2” dhe bllokoni llogaritë bankare të Gold-it

Deputetja Alma Lama është paraqitur sot në gjykatë për seancën kundër reperit Gold Ag.

Lajme

24/05/2016 16:31

Lama e ka paditur këngëtarin për shkak të vargjeve të këngës “Shqiptari 2”, ku reperi e cilëson deputeten me epitetin “kurv”, shkruan lajmi.net

Lama ka bërë të ditur se së bashku me avokaten Merita Stublla, kanë kërkuar ndalimin e këngës si dhe bllokimin e llogarive bankare të Arian Agushit.

Ja postimi i plotë i saj:

Pas seances gjyqesore kunder Arjan Agushit, per ofendimin qe me ka bere ne kengen “Shqiptari 2” ku se bashku me avokaten time Merita Stublla, kerkuam masen e sigurise per ndalimin e kenges si dhe bllokimin e llogarive bankare.

Pres nga Gjykata te vendose drejt sepse pervec te tjeresh do te vendose standartin e mosabuzimit me lirine e shprehjes.

Pa ndeshkim nuk marrin vesh ata qe abuzojne me kete liri.

Alma Lama