Lakers rikthehen furishëm ndaj Pacers, shkëlqen LeBron James

Los Angeles Lakers janë kthyer tek fitorja, pas humbjes së pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Denver.

Sport

30/11/2018 16:12

Lakers kanë mposhtur Indiana Pacers me rezultatin 104-96, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, si zakonisht më efikasi ishte LeBron James, i cili kontribuoi me plot 38 pikë për skuadrën e tij.

“Mbreti” gjithashtu shtoi 7 asistime, rrëmbeu 9 kërcime dhe pati 2 topa të vjedhur në paraqitjen e tij fenomenale.

Në këtë fitore të Lakers kontribuuan edhe Brandon Ingram me 14 pikë, Josh Hart me 13 dhe Caldwell Pope e Kyle Kuzma me nga 11.

Kjo njëkohësisht është fitorja e 12 e skuadrës nga Los Angeles këtë sezon. /Lajmi.net/