LajmiVOX/Qytetarët: Nuk jemi të kënaqur me Shpendin, as në autobus nuk po hyp (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX/Qytetarët: Nuk jemi të kënaqur me Shpendin, as në autobus nuk po hyp (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOX 16:30, 16 February 2017
Qeverisja Komunale e Prishtinës nga Shpend Ahmeti, shumë herë ka marrë kritika të ndryshme nga qytetarët e kryeqytetit.

Pasi pothuajse katër vite qeverisje nga Vetëvendosje, prishtinasit nuk po shohin ndryshime të mëdha.

Për rubrikën LajmiVOX, qytetarët e kanë vlerësuar Shpend Ahmetin mirëpo të pakënaqur janë me partinë e tij.

“Shpend Ahmeti është i aftë mirëpo ka pengesa të mëdha për këtë e arsyetoj”, ka thënë një qytetar.

“Nuk ka punu kurgjo ka pas retorik do bëjë këtë e atë, asgjë nuk ka plotësu, me pyt atë a i ke plotësu thotë po, mirëpo populli e din që jo, nuk po udhëton më as me autobus. Është shumë i aftë po rrethin e ka të keq dhe s’mundet me arritë kurgjo”, është shprehur një tjetër.

Ndërsa një tjetër ka fajësuar qeverinë pasi nuk po i ndajnë buxhet të mjaftueshëm.

“Për aq sa mundet me bo edhe aq sa po i japin buxhet super është”.

Një tjetër qytetar ka thënë se nuk ndan simpati për asnjë politikan./Lajmi.net/

 

 

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Stealth Sniper