LajmiVOX/Qytetarët: Është rrënuar muri i Berlinit e s’po rrënohet ai i Mitrovicës (Video)

Pas rrënimit të murit në Mitrovicën veriore situata e tensionuar politike në mes Kosovës dhe Serbisë është stabilizuar.

Lajme

07/02/2017 15:15

Qytetarët e vendit janë të kënaqur me rrënimin e murit, mirëpo ekziston frika se një mur tjetër është duke u ndërtuar.

Për rubrikën LajmiVOX, ata kanë thënë se Parku i Paqes i cili është duke u ndërtuar tani në Mitrovicë është  pothuajse i ngjashëm me murin.

“Shumë mirë që e kanë rrënu, por prish një e ndreq tjetrin nuk vlen hiç”, ka thënë një qytetar.

“Boll mirë ia kanë bo, çfarëdo që ndërtohet aty është në dëm të Kosovës”.

Ndërsa një tjetër qytetar ka krahasuar murin e Mitrovicës me atë të Berlinit duke thënë se edhe këtë të fundit e kanë rrënuar kosovarët.

“Nuk iu kemi tut serbëve kurrë as kurrë nuk do t’iu tutmi, e kemi rrënu murin e Berlinit e le më të Mitrovicës”.

“E kanë ndërtu e kanë rrëzu tash po e ndërtojnë prapë, çka po donë po bojnë”, ka thënë një tjetër./Lajmi.net/