LajmiVOX/Qytetarët: Arrestimi i Haradinajt i padrejtë dhe i papranueshëm (Video)

Arrestimin e lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj qytetarët e Kosovës e vlerësojnë si të papranueshëm dhe të padrejtë.

Lajme

05/01/2017 19:14

Për rubrikën LajmiVOX, qytetarët kanë thënë se Haradinaj duhet të lirohet sa më parë, pasi ai ka qenë luftëtar e jo kriminel.

“Shumë keq na vjen, ka qenë luftëtar i dorës së parë, ata që kanë vra njerëz ata nuk nguc kërkush e këta tonët nuk reagojnë hiç”, është shprehur një qytetar.

Një tjetër mendon se ai s’ka qenë dashur fare të arrestohet.

“Nuk është dashtë me arrestu,  ka qenë shume e gabueshme sa më shpejt duhet të lirohet”, ka thënë ai.

“Shumë i keq, i padrejtë deri kur me këto arrestime bisedimet duhet të ndërpriten”, ka thënë një tjetër.

Ndërsa një qytetar tjetër ka përdorur një fjalë të urtë popullore duke thënë se “krejt prapa kolicave po punohet”.

“Ne s’po i shohim gjërat elementare të jetës së sonë e lërë më këto”, ka thënë ai./Lajmi.net.