LajmiVOX: Të gjithë anëtarët e familjes janë trashëgimtarë të barabartë (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Të gjithë anëtarët e familjes janë trashëgimtarë të barabartë (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOXNacionale 19:49, 27 October 2016
Vajzat në Kosovë, në shumicën e rasteve, nuk e gëzojnë të drejtën e trashëgimisë familjare, pasi pasuria e familjes ndahet në mënyrë të barabartë vetëm mes meshkujve të familjes.

Trashëgimia familjare në Kosovë është e rregulluar me Ligjin për familje, sipas të cilit e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes, njësoj, pa marrë parasysh gjininë.

Qytetarët në rubrikën tonë të përditshme LajmiVOX thanë se si gjinia mashkullore dhe ajo femërore kanë të drejtat e barabarta, dhe prindërit për fëmijët e tyre, duhet ta kenë edhe dashurinë dhe ta ndajnë po ashtu edhe pasurinë në mënyrë të barabartë për secilin.

“Unë personalisht i kam dhanë pasuri vajzës sime. I kam ble banesë. Si vajza si djali njëjtë, një nanë dhe një baba i ka lind. Unë fëmijëve të mijë si djalit si vajzave ju kam lanë pasuri barabarsisht”, tha një qytetar.

“Si femrave si meshkujve ju takon pasuria njëjtë”, tha një qytetar.

“Vajzat janë pjesë e familjes. Me gjithë dëshirë duhet me ju lanë pasuri. Nuk duhet vetëm djemve me ju lanë pasuri. Shumë mirë që ka filluar vetëdijesimi se edhe vajzat kanë të drejtë në trashëgimin familjare”, tha një qytetare.

Gratë kanë dëshirë të jenë pjesë e trashëgimisë familjare, mirëpo prapë për ndjenjë keqardhje për vëllezërit. Gruaja nga Prishtina pohon se ndarja e trashëgimisë e  bërë në bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, pasi që vajzat, pasi të martohen, ta kenë më të lehtë të vijën për vizita te vëllezërit.

“Edhe vajzat kanë të drejt. Fëmijët në një familje janë të barabartë. Por te ne tradita është më ndryshe. Se vajza po trashëgon pasuri edhe te burri. Me ia marrë vëllait hisen është gjynah, por është e drejt”, u shpreh një qytetare.

Sidoqoftë, institucionet qeveritare, por edhe shoqëria civile në Kosovë, kanë mbajtur disa aktivitete për vetëdijesimin e popullatës që trashëgimia e pasurisë familjare të ndahet në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh gjininë. /Lajmi.net/

 

 

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan