LajmiVOX: Studentët e rinj flasin për fillimin e vitit akademik (Video)

Më shumë se 8,000 studentë të rinj pritet të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina".

Lajme

03/10/2016 16:57

Ky vit akademik do të nis për rreth 8 mijë studentë të ri të Universitetit të Prishtinës. Studentët, që do të vazhdojnë studimet, por edhe ata që do të fillojnë vitin e parë, flasin për rubrikën tonë të përditshme “Lajmi VOX” të portalit lajmi.net.

Studentët e rinj në këtë rubrikë e shprehen entuziazmin e tyre lidhur me fillimin e vitit akademik. Ata than se janë gati që të fillojnë rrugëtimin e tyre më të rëndësishëm ne jetë.

“Kjo është dita e parë e vitit akademik. Shpresojmë që të gjithë ne do të mësojmë shumë dhe me qit në dritë diçka jo vetëm me fjalë por me punë.  Unë duhet me punuar shumë se është fillimi i karrierës. Kjo është baza”, u shpreh një studentë që fillon studimet për herë të parë.

“Unë jam regjistruar në Fakultetin Filozofik. Ky është një kapitull i ri për neve. Shpresoj që mirë të na shkojë”, tha tjetra studente.

“Sapo erdha në fakultet. Lutem që të jetë një fillim i mbarë pasi që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen ton”, tha tjetri student.

“Është hera e parë që jam regjistruar. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe gjithçka po duket mirë”, tha tjetra studente

“Jemi përgatit për këtë vit të ri të studimeve. Gjithçka po duket mirë. Shpresojmë shumë që të kemi suksese”, tha tjetra studente për rubrikën “LajmiVOX”.

UP në këtë vit akademik kishte shpallur konkurs për 8 mijë e 500 studentë të rinj në vitin e parë të studimeve themelore.