LajmiVOX: Si ndjehen qytetarët, kosovar apo shqiptar? (Video)

Ditëve të fundit është duke u zhvilluar një debate i ashpër për kombësinë shqiptare apo kosovare.

Lajme

18/10/2016 15:55

Ekipi i rubrikës LajmiVOX sot para qytetarëve të rastit në Prishtinë, ka parashtruar pyetjen se si ndihen ata, shqiptar apo kosovar? Qytetarët në këtë pyetje janë shprehur njëzëri se kombi shqiptar është një dhe i pandarë. Ata thonë se ndihem dhe deklarohen si shqiptar.

“Unë ndihem shqiptar me nënshtetësi kosovare”, thotë një qytetar.

Unë ndihem si nënshtetas kosovar e a si komb shqiptar. Mos të luajnë me shpikë kombe të reja si në Jugosllavi. Ne e kemi të njëjtën gjuhë të njëjtin gjak të njëjtin gjen. Mundohem me shpik diçka të re e njerëzit e pa dijshëm mundohem me shpik. Unë personalisht ndihem shqiptar” u shpreh një qytetar.

“Më mirë te dyja. Unë si kosovar ndihem, tash me shtetin e ri”, u shpreh një qytetar.

“Unë personalisht ndihem si shqiptar i bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare. Lus zotin  të na bashkon sa më par të gjithë kombin shqiptar”, tha  për lajmiVOX një qytetar.

“Unë ndihem edhe shqiptar edhe Kosovar”, tha një qytetar.