LajmiVOX: Qytetarët thonë se pengesë kryesore për lëvizjen e lirë është korrupsioni (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Qytetarët thonë se pengesë kryesore për lëvizjen e lirë është korrupsioni (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOXNacionale 9:36, 12 November 2016
Dy kushtet, që po e pengojnë që kosovarët të lëvizin pa viza janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të ratifikimi i demarkacioni me Malin e Zi.

Mirëpo disa qytetarë mendojnë se liberalizimin e vizave po e pengojnë dhe çështje të tjera. Ata këmbëngulin se këtë procese po e pengon më shumë korrupsioni e jo vetëm mos miratimi i Demarkacionit.

“Korrupsioni është pengesë më e madhe për procesin e heqjes së vizave. Demarkacioni nuk ka të bëjë asgjë me viza. Fajet i ka Qeveria e Kosovës”, tha një qytetar.

“Unë mendojë korrupsioni. Nuk është në pyetje demarkacioni. Prapë se prapë korrupsioni dhe keqpërdorimet janë penges kryesore për heqjen e vizave”, u shpreh një qytetar.

“Vetëm korrupsioni po i pengon kosovaret të lëvizin lirshëm”, tha një qytetar.

“Heqjen e vizave po e pengon korrupsioni”, u shpreh për rubrikën lajmiVOX një qytetar.

Fjalët kyçe: Demarkacioni, Korrupsioni

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper