LajmiVOX: Qytetarët nuk duan luftë, thonë se as ushtri nuk kemi (Video)

Në javën e kaluar ish kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, paralajmëroi se çështja e Demarkacionit mund të sjell sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve. Një deklarim të tillë pat nxitur reagimin e presidentit Hashim Thaçi që e ka quajtur këtë deklarim që vjen prej “një personi që ka humbur arsyen”. Thaçi ka theksuar se thirrjet për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme.

Lajme

26/09/2016 15:46

Edhe qytetarët në rubrikën  “LajmiVOX”  janë shprehur kundër luftës në Kosovë. Qytetarët bëjnë thirrje politikëbërësve që të  mos përdorin shprehje të tilla të pa matura.

“Kosova luftë s’ka ma. Ajo pjesë ka vdekë. Na luftë vetëm mundemi me bë ndërmjet veti a luftë ma s’ka”, tha njëri qytetar.

“Ne s’kemi ushtri as nuk kemi asgjë. Edhe popullin me thirr askush nuk i shkon në luftë. Gjeth ky njeri është pa punë. Fati jonë që nuk po na japin liberalizimin e vizave se krejt të rinjtë shkojnë nga Kosova”, u shpreh njëri qytetar.

“Ne luftë ndërmjet veti kemi se me tjetër kon s’kemi luftë. Le të pajtohen politikanët ndërmjet vete e  mos të na marrin në qaf rinin e Kosovës”.

“Ne vetëm sa kemi dal prej lufte.  Ne ende i kemi të zhdukur nuk dimë gjë për ta e këta përmendin luftën”, tha tjetri qytetar në rubrikën “LajmiVOX”.

“LajmiVOX” është rubrikë e përditshme nga lajmi.net, ku qytetarët mund të shprehën për të gjitha shqetësimet e tyre.

https://www.dailymotion.com/video/x4ur4ak