LajmiVOX: Qytetarët flasin për mungesën e Ushtrisë, akuzojnë qeverinë (Video)

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të Kadetëve të FSK-së, në ambientet e Kazermës ”Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Lajme

30/09/2016 17:17

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtues të lartë e personalitete shtetërore, përfaqësues diplomatik dhe familjar, megjithatë në anën tjetër edhe qytetarët e kanë një mendim për Forcat e Sigurisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Qytetarët e Kosovës besojnë se FSK është shtylla e Kosovës, por madje ka edhe të tillë që kanë ankesa, por këto ankesa ua drejtojnë qeveritarëve.

“Smuj me fol se veç e shkretoj, veç kishim luftu badihava e s’kishim pas për kon”, u shpreh një qytetar për rubrikën “LajmiVOX”.

Por, megjithatë ai i gëzohet faktit që nuk jemi më nën pushtimin serb.

“Shkaun se kemi më e as skemi me pas kurrë, shumicës u ka mbet ‘zhig’ po i hoqën, kofshmi falë gjeneralit Zahir Pajaziti e Adem Jashari që luftuan me zemër e shpirt”, vazhdoi ai.

Ndërkaq, një tjetër qytetar mendon se nuk jemi të organizuar vetë si shtet e madje as nuk jemi të vendosur për një ushtri të Kosovës.

“Fajet i ka qeveria, kemi mujt me i fitu vizat e tonat po nuk po don shumica se ki kundërshtar”, u shpreh ai.

Megjithatë, disa qytetarë tjerë e që shumë prej tyre nuk dhanë opinionin e tyre para kamerës, kanë besim se shpejt Kosova do ta ketë ushtrinë e saj. /Lajmi.net/