LajmiVOX: Qytetarët e Pejës kërkojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Rugovë (Video)

Kompania austriake “KelKos Energy”  ka propozuar ndërtimin e pesë njësive gjeneruese për prodhimin e rreth 60 megavat energji elektrike në Lumbardhë të Pejës.

Lajme

17/10/2016 17:51

Ky projekt kap vlerën prej 120 milionë eurosh, megjithatë është kundërshtuar nga organizata civile në Pejë dhe nga kryetari Gazmend Muhaxheri.

LajmiVox, ka qëndruar sot në qytetin e Pejës dhe ka kërkuar mendimin e qytetarëve për këta hidrocentralë.

Qytetarët e Pejës duket se janë përkrahës të këtij projekti, madje ata thanë se politika gjithnjë duhet të lihet anash në raste të tilla.

Çdo projekt i cili është në të mirën e qytetarëve duhet t’i jepet drita e gjelbër, por për më tepër Peja thuhet se ka nevojë për një hidrocentral.

Në këtë projekt ndërtimi, është përfshirë përdorimi i burimeve të ujit në mënyrë që të funksionojë rezultati i punës së prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike me standarde evropiane.

“Ne përkrahim çdo iniciativë që është në të mirë të qytetarëve të Pejës. Gjithashtu kërkojmë që të lihen anash ambiciet politike në të tilla raste. Sepse në këto projekte qytetarët e Pejës përfitojnë”, tha njëri qytetar nga Peja.

“Për Pejën është e nevojshme ndërtimi i hidrocentrale. Peja ka potenciale që të ndërtoj hidrocentrale. Nuk po e kuptojmë kryetarin se pse nuk po lejon ndërtimin e tyre”, tha tjetër qytetar.

“Ndërtimi i hidrocentraleve përveç që është ekologjik kjo është në të mirë të qytetarëve, andaj është mirë që të ndërtohen”, u shpreh një banor nga Peja.

Kujtojmë se javën e kaluar Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori austriak, Gernot Pfandler, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe përfaqësues të kompanisë austriake “KelKos Energy”, kanë zhvilluar një takim ku është diskutuar lidhur për këtë projekt.