LajmiVOX: Qytetarët i vlerësojnë të padrejtë dënimet e ish-ushtarëve të UÇK-së (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Qytetarët i vlerësojnë të padrejtë dënimet e ish-ushtarëve të UÇK-së (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOX 17:26, 26 October 2016
Gjykata e Apelit tashmë ka vendosur për fatin e të akuzuarve të grupit “Drenica ”,në të cilat raste ish-udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me gjithsej 65 vjet burg për vrasje, rrahje e tortura ndaj civilëve gjatë luftës.

Ky vendim ka zgjuar reagime të ashpra nga organizatat e dala nga lufta e deri tek shoqëria civile. Me këtë sipas tyre po  njolloset lufta e pastër e UÇK-së, dënime këto që u quajtën të orkestruara nga Beogradi.

Por çfarë mendojnë qytetarët për dënimin e ish –udhëheqësve të  UÇK-së? A është sipas tyre vendimi i drejtë?

“Kjo është e qartë, sepse këto dënime janë vetëm kundër UÇK-së. Dihet mirë se kush ka bërë krime. Serbia çka ka bërë në Bosnjë e në Kosovë dhe askush nuk është dënuar. Ndërsa në Kosovë qe çka po bëjnë me ish ushtarët e UÇK-së. Ne po mbesim fajtor pa qenë hiç”, tha një qytetar.

“Sipas të gjitha gjasave aty ka montime politike. Ata nuk po zbulojnë raste të vjedhjeve. Unë mendoj seriozisht që është montim. Unë nuk besojnë që ka pas asi persona në UÇK”, u shpreh njëri qytetar.

“Unë besoj që kush punon për Kosovën kanë me qenë të dënuar. E kush  punon kundër Kosovës kanë me qenë në krye. Krejt ushtarët e UÇK-së kanë vdekur e këta janë gënjeshtar”, tha një qytetar

“Fort keq është puna. Mirëpo politika po i bënë këto. Kjo e ndotë shumë luftën e pastër të UÇK-së”, tha tjetri qytetar.

Rikujtojmë se në krye të këtyre rasteve janë kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili është dënuar me 12 vjet burg, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi 14 vjet burgim, 6 vjet në Grupin “Drenica 1” dhe 7 vjet të tjera në “Drenica 2”.

Në mesin e 15 të dënuarve të këtyre dy rasteve janë edhe Fadil dhe Nexhat Demaku me nga 3 vjet burgim, Hysni Thaçi është dënuar me 7 vjet burg, Zeqir Demaku me 7 vjet dhe Jahir Demaku me 7 vjet po ashtu, Isni Thaçi me 6 vjet burgim, Agim Demaj 3 vjet burgim, Bashkim dhe Driton Demaj me nga 3 vjet burgim, dhe Selman Demaj 3 vjet burgim. /Lajmi-LajmiVOX/

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble