LajmiVOX: Qytetarët ankohen për zvarritjen e punimeve në rrugën “Luan Haradinaj” (Video)

Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti shpesh herë është mburr  se janë shtruar të gjitha trotuaret dhe  gjitha rrugicat e kryeqytetit. Por në fakt pamjet flasin ndryshe.

Lajme

27/09/2016 16:59

Ka një kohë të gjatë, që trotuarët në rrugën “Luan Haradinaj” kanë filluar të rregullohet dhe ende nuk kanë përfunduar. Punët për rregullimin e trotuarëve në këtë pjesë janë zvarritur për më shumë se një vit. Punimet e tejzgjatura që po zhvillohen në këtë hapësirë po shkaktojnë kaos në komunikacion.

Ky nuk është projekti i parë që po zvarritet në Komunën e Prishtinës. Por çka mendojnë qytetarët e Prishtinës. Në Rubrikën “LajmiVOX ata shprehen të mllefosur me zvarritjen që po shkaktohet për rregullimin e trotuarëve në këtë pjesë. Ata njëzëri kërkojnë që trotuaret sa me shpejtë të rregullohen. Edhe sot derisa ekipi i “LajmiVOX” ka qëndruar në këtë pjesë të Prishtinës nuk është parë askush duke punuar.

“Trotuari ka filluar që një kohë të gjatë me u rregulluar. Por punët janë duke shkuar shumë ngadalë. I bëjmë thirrje institucioneve komunale që kompanitë që po i zvarrisin punët të ndëshkohen”, thotë një qytetar.

“Unë jam nga katundi nuk e kam dert me ecë në këtë pjesë, por shqetësohem për juve. Por mirë kish me qenë me u krye shpejt punët”, tha tjetri qytetar.

“Është shumë çudi që zakonisht këto projekte lihen të kryhen kur të fillon vjeshta dhe dimri. Kur ulën temperaturat. Duhet punët me u kryer shpejt e jo me mbet me vite pa u rregull”, tregoi një qytetar tjetër.

“Deri sa po kalojmë këtë pjesë shokut tim ju ka shqyer këpuca. Shumë është vështirë e kalueshme kjo pjesë”, tha tjetri qytetar.