LajmiVOX: Qytetarët ankohen për vonesat e punimeve mbi ‘kurriz’ të Dardanisë (Video)

Ka më shumë se një vit që kanë filluar punimet te platoja e “Kurrizit” në Dardani. Punët për rregullimin e platosë kanë filluar në  qershore të  vitit të kaluar. Sipas qytetarëve, e po ashtu edhe bizneseve që veprojnë në atë pjesë, këto punime po shkojnë me hapa të breshkës.

Lajme

11/10/2016 15:53

Punët po zhvillohen në mënyrë shumë të ngadaltë.

Bizneset ankohen se me të filluar punimet, puna e tyre ka rënë nga 50 deri në 95 për qind. Kurse, me ato të ardhura ata mbajnë familje, që nuk janë aspak të mjaftueshme. Sipas shumicës së tyre, Komunae Prishtinës, i ka fajet për këto vonesa pasi që ka kontraktuar kompani joprofesionale.

“Punimet mirë po duken por shumë ngadalë. Ka qen nevojë e kahershme që kjo pjesë të rregullohet. Tepër ngadalë po punojnë. U harru kur kanë filluar punimet”, u shpreh një qytetar për rubrikën “LajmiVOX”.

“Asesi hiq nuk po zhvillohen punimet, është dashtë moti të përfundojnë punët. As qereçin e punës nuk e kanë krye. Marrin tenderë kompani me dy punëtorë. Nuk punohen me dy punëtor. Këto vonesa po na pengojnë shumë. Tmerr është kjo gjendje këtu”, tha njëri punëtor.

“Punët nuk e di që sa kanë filluar. Punët po zhvillohen shumë mirë. Cilësia është shumë e duhur”, u shpreh një qytetar.

“Boll ngadalë është shkuar. Që një vjet kanë filluar punët”, tha një banore

“Me kaq pak punëtorë gjithë kjo plato nuk rregullohet”, tha njëri qytetar.

Por, numri i punëtorëve të cilët punojnë në plato, sipas qytetarëve është aq i vogël, saqë këto punime jo që nuk do përfundojnë do të zgjasin me vite. /Lajmi.net/