LajmiVOX: Pacientet ankohen për mungesë të barnave në QKUK (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Pacientet ankohen për mungesë të barnave në QKUK (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOXNacionale 15:00, 13 October 2016
14657723_10208780014710705_1839760028_n
14657723_10208780014710705_1839760028_n
Ekipi i rubrikës së përditshme lajmiVOX gjatë ditës ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka dëgjuar shqetësimet e pacientëve si dhe të familjarëve për trajtimin në QKUK.

Ata kryesisht ankohen për mungesën e barnave të nevojshme për trajtim.

Pacientët thonë  se janë të  zhgënjyer me kushtet dhe cilësinë e shërbimeve në institucione publike shëndetësore.

Të afërm të pacientëve, si dhe vet pacientet flasin për cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare.

“Unë e kam pru një mbesë më u operuar. Mirë po sillën mjekët na than që me i bë analizat diku privat”, tregon një familjar.

“Sa i përket stafit mjekësor po interesohen por barnat esenciale nuk janë. Barnat po duhet mi ble. Pastërtia duhet me qen më në nivel”, thotë një familjar i një pacientes.

“Unë jam shumë e zhgënjyer si familjar i pacientes, pasi që ka mungesë të barnave, mungesë të theksuar. Shumë rrallë me ndodhë të gjinden barnat e nevojshme, pothuajse çdo herë duhet t’i blejmë vetë, ndonëse nuk janë shumë të shtrenjta, por megjithatë detyrohemi vetë t’i sigurojmë pacientë”, shprehet një familjare.

“Nuk ka barna, vajzën e kam paciente dhe barna nuk po kam mi ble. Unë si prind nuk po kam me i ble barna. Nuk ka ndjenjë më të keqe. Do zoti më ndihmon se katastrofë”, tregon për lajmiVOX një prind.

“Kushtet janë deri diku. Duam të jenë barnat pa pagesë”, tha një paciente.

“Mirë po na presin, nuk është keq. Barna nuk ka, ne të gjitha barnat i blemë vet”, tha një pacientë.

Fjalët kyçe: Barnat, LajmiVOX, pacientët, QKUK

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels