LajmiVOX: Mendimi i qytetarëve për vetëvrasjet në Kosovë (Video)

Janë të shumta shkaqet që po rrisin vetëvrasjet, e një gjë e tillë po ndodh edhe në vendin tonë në Kosovë.

Lajme

20/10/2016 20:01

Jo më pak se vetëm një ditë më parë, në Rahovec një djalë i moshës 12 vjeçare i dha fund jetës së tij duke e varë vetën me litar, shkruan lajmi.net.

Edhe pse litari është arritur të këputet, e djali të dërgohet në qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec, ai megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë.

Motivet që e quan drejt vetëvrasjes vazhdojnë të mos dihen, ashtu siç nuk dihen edhe në shumë raste tjera të vetëvrasjeve.

Dihet se depresioni, kushtet e vështira ekonomike e financiare dhe problemet në familje janë kryesisht paraprijëse për shumicën e vetëvrasjeve, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë ende problem në shoqërinë tonë.

Personat që kryejnë vetëvrasje, kryesisht kërkojnë t’i shpëtojnë një situate të vështirë, të padëshirueshme e të papërballueshme për ta.

Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë rreth 1 milion njerëz vdesin për çdo vit si shkak i vetëvrasjeve, e në çdo 40 sekonda dikush bën vetëvrasje.

Pikërisht tek humbja e shpresës dhe paaftësia për të përballuar një problem që posedon një person, mund të arrijë deri tek vetëvrasje.

Ndonëse të gjitha vetëvrasjet mund të ndalohen, në rast se personi në fjalë ka mbështetje nga rrethi dhe arrin ta tejkalojë, por në rastet kur personi nuk fiton mbështetje dhe problemi vetëm rritet, atëherë ata persona edhe kryejnë vetëvrasje.

Problemet e tilla kanë reflektuar edhe tek qytetarët e Kosovës, madje njëri prej tyre beson se edhe varfëria e shkakton një gjë të tillë.

“Gjendja e popullit, fukarallëku, skamja janë shtypje psikologjike të larta, e njeriu e gjen vetën në atë moment me shpëtu prej të gjithave”, tha ai.

E ndërsa një tjetër qytetar tha për rubrikën tonë LajmiVOX se beson se edhe çështjet politike që janë ën një gjendje të keqe, janë pasojë e këtyre vetëvrasjeve që po bëhen në Kosovë.

“Punësim s’ka, zhvillim s’ka, rinia perspektivën nuk po e sheh këtu, kjo është mjaft shqetësuese sepse përpara nuk ka pasur pritje për punë si sot edhe pse kanë të kryer fakultetin, atëherë të gjithë kanë qenë nëpër punë” tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se rinia e sotme e Kosovës, nga zhgënjimi i vendit të tyre dëshirojnë të dalin jashtë vendit për një jetë më të mirë.

“Pe shohin privatizimi nuk mundet mi absorbua krejt rinin, nuk pritet diçka që në të ardhmen rinia të ketë një perspektivë më të mirë, krejt rinia po mendojnë me dalë jashtë edhe me pa ni perspektivë më të mirë”.

Por një tjetër qytetare beson se pavarësisht rrethanave, kushteve të këqija dhe problemeve, njerëzit duhet t’i japin vetës vullnet dhe mundësi për ta përballuar një gjë të tillë pasi çdo problem mund të luftohet dhe të tejkalohet.

“Rinia nuk po i jep zgjidhje vetëvetës, duhet me pas durim pasi çdo problem që ndodh në jetë për mua janë absurde. Nëse i jepin vetës mundësi ata mund të gjejnë zgjidhje”.

Vetëvrasjet për të gjithë konsiderohen shqetësuese madje disa qytetarë besojnë se e kemi një jetë të mirë për ta jetuar prandaj nuk duhet kryer vetëvrasje.

Sigurisht, vetëvrasjet janë të papranueshme madje duhet konsideruar si një akt i ndaluar, që nuk duhet përdorur si justifikim për të dalur nga një situatë e vështirë.

Vetëvrasja nuk është mishërim i forcës dhe shpesh vjen pas një periudhe të gjatë depresioni. E gjithashtu vetëvrasja duket sikur të jetë zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje për problemet e tij. Por, një gjë e tillë është e gabuar, personave me depresion dhe probleme duhet t’i ofrohet ndihmë psiqike dhe shpirtërore, pasi vetëm në mënyrë të tillë ai person mund t’i tejkalojë edhe mendimet negative që ka. /Lajmi.net