LajmiVOX: Kosovarët besojnë se edhe Shqipëria është gati të luftojë për Kosovën (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Kosovarët besojnë se edhe Shqipëria është gati të luftojë për Kosovën (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOXNacionale 15:38, 27 January 2017
Pas tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë me rastin e ndërtimit të murit në Mitrovicën veriore dhe nisjes së trenit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, zyrtarë serb deklaruan se janë të gatshëm të fillojnë një luftë të re.

Mirëpo edhe pse deklaratat e tyre ishin alarmante, qytetarët e Kosovës nuk frikësohen nga një gjë e tillë.

Për rubrikën LajmiVOX, kosovarët janë shprehur të gatshëm për të luftuar, por nuk besojnë se në këto rrethana mund të fillojë një luftë e re.

“Jo nuk i frikësohemi luftës me Serbinë, jam i gatshëm të luftojë. Kur të doni thirrmëni”, është shprehur një qytetar.

“Aspak nuk kam frikë. Shqiptarët kurrë ma mirë s’kanë qenë”.

“Nuk kemi frikë. Dikush do të luftojë”.

“Unë kisha me luftu edhe në këtë moshë që jam. E gatshme nuk është vetëm Kosova janë të gjithë shqiptarët”, ka thënë një tjetër.

“Kurrë nuk jemi frikësu gjithmonë jemi të gatshëm”./Lajmi.net/

 

 

 

 

Fjalët kyçe: kosovarët, Lufte, Serbia

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball