LajmiVOX: Çfarë thonë qytetarët për bartjen e shamisë (Video)

Debati për bartjen e shamisë për femrat e besimit mysliman është rikthyer si temë e diskutueshme në Kosovë

Lajme

23/09/2016 14:53

Së fundi, ish- lideri i subjektit opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë e ka riaktualizuar çështjen e bartjes së shamisë. Ai ka deklaruar se subjekti politik Vetëvendosje është “për bartjen e shamive prej moshës 16 vjeçare dhe me fytyrë të zbuluar”, për ato femra që vendosin vet të bartin shaminë.

Rubrika “LajmiVOX” sjellë mendimet e qytetarëve për shaminë. Disa qytetarë të rastit për lajmi.net thanë se është e drejtë individuale bartja e shamisë, por ka edhe nga ata që e kundërshtojnë atë.

“Besimi është një çështje personale. Edhe vendosja e shamisë është shumë personale. Në qoftë se një femër ka të drejt me vesh minifund pse mos me pas të drejt një besimtare me vendos shaminë. Mendoj që është e drejt e saj personale me vendos shaminë. Nuk duhet të ketë kufizime as nga institucionet e as nga shoqëria” tha njëri qytetar.

“ Mbulesa ka qen zgjedhja më e mirë që kam bërë deri tash. Nuk ka pas asnjë problem. Ndihem shumë komfort edhe në rastin e paragjykimeve mendoj që vinë nga mendjet e cekëta që nuk kanë njohuri”, tha një vajzë e mbuluar.

“ Është zgjidhje personale. Kushdo që donë le ta mban” tha një qytetare

“Mbulesa është e drejt e secilit. Është bindje personale: tha një vajzë e mbuluar.

“Qeto vajza po mbulohen për pare. Veç pare janë tu marrë. Ato ka 300 euro pi merreshin. Pse a po mendon që janë aq serioze a?”, u shpreh tjetri qytetar. /Lajmi.net/