LajmiVOX: A janë të kënaqur prishtinasit me furnizim me rrymë (Video)

Si pasojë e motit të ligë janë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik pothuajse në gjithë vendin.

Lajme

10/01/2017 19:10

Këtë mungesë të energjisë elektrike KEDS e ka arsyetuar duke thënë se ka pasur prishje në Termocentrale, raporton lajmi.net.

Ndërsa zyrtarë të KEK-ut kanë deklaruar se për shkak të rritjes së kërkesës, kosnumatorët mund të ballafaqohen me reduktime.

Për rubrikën LajmiVOX, shumica e prishtinasve janë shprehur të kënaqur me furnizimin e energjisë.

“Po kemi rrymë nuk na ndalet, ndoshta pse jemi në zonën e qeveritarëve”, është shprehur një qytetar.

Se sa e paguajnë rrymën dhe sa janë të kënaqur qytetarët tjerë me furnizimin e energjisë, kuptojeni në videon e mëposhtme të përgatitur nga lajmi.net.