Lajmi që ka tronditur Amerikën: Brad Pitt është biseksual?

Edicioni i fundit i revistës "Star" në kopertinë sjell një titull që e ka tronditur botën: Brad Pitt është biseksual?!

ShowBiz

02/06/2015 21:30

Edhe pse publiku amerikan dyshon tek vërtetësia e këtij lajmi, shumë njerëz kanë qeshur me faktin se aktori i famshëm i pëlqen edhe burrat edhe grate. “Unë nuk dua të përcaktoj orientimin seksual të Brad Pitt, por çfarëdo qoftë ai, atë e tërheqin burrat”, thotë Sam Ibrahim, një artist nga Los Angeles. Ai është mysafir i rregullt në kafiteritë dhe baret, dhe thotë se marrëdhëniet e Brad-it me burrat zgjasin për më shumë se një dekadë, dhe se ai dinë disa detaje për të paktën një marrëdhënie të tillë, kur Brad, gjoja ka angazhuar një porno aktor Cameron Fox.

“Kur Fox mbërriti atje, u takua me një asistent të aktorit dhe u dërgua në dhomën e tij të hotelit ku ka qëndruar Brad Pitt. Ai e shikoi atë, ia dha atij një mijë dollarë dhe i tha të largohet. Cameron nuk ishte tërheqës në realitet siç ishte në foto, kështu që supozoj se Brad padyshim se ka një shije të mire”, tha ai.