Lajmi që e kanë pritur të gjithë tifozët e Interit

Mauro Icardi ka vendosur të mbetet në Inter.

Sport

18/05/2018 08:02

Mauro Icardi nuk planifikon të largohet nga Inter.

Sulmuesi argjentinas ka gëzuar tifozët e “Nerazzurrëve” duke publikuar fotografi të shtëpisë së tij të re në qytetin e Milanos.

Kështu, Icardi duket se ka hedhur dyshimet se kërkonte ta ndërronte mjedisin pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Icardi është futbollisti kryesor i Interit por me paraqitjet e mira te skuadra nga Milano ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin. /Lajmi.net/