Lajmi që e ka pritur çdo tifoz i Milanit

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë se është i gatshëm ta rikthejë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Merkato

14/07/2015 09:57

Zlatan Ibrahimovic dhe Milan, një tregim i pa fund. Sulmuesi i Paris Saint-Germain ende mund të rikthehet në San Siro, sipas presidentit të klubit italian, Silvio Berlusconi.

“A do ta transferoj Ibrahimovicin? Nëse dëshiron të vjen, sigurisht”, deklaroi Berlusconi gjatë një vizite në “Expo”.

Ibrahimovic pritet të jetë përforcimi i madh i Milanit gjatë këtij afati kalimtar të verës pas Carlos Bacca e Luiz Adriano që tashmë kanë përforcuar sulmin e “Rossonerëve”.